Orban në Tiranë, Rama i shkon në hotel për të negociuar me Vuçiç për 3 policët

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë për të nisur vizitën zyrtare të Premten në Shqipëri. I vendosur në një hotel në zonën e Liqenit të Thatë, Orban është vizituar nga kryeministri Edi Rama.

Burime për Media Ditarin bëjnë me dije se Rama i ka kërkuar Orbanit të ndërhyjë tek Presidenti i Serbisë, Vuçiç të lirojë 3 policët e Kosovës të rrëmbyer nga ushtria serbe.

Mësohet se Orban ka pranuar të bëjë ndërhyrjen dhe gjasat janë se do ketë rezultat. Të njëjtat burime tregojnë se gjatë ditës së nesërme pritet që 3 policët e arrestuar të lirohen.