Operacion i madh anti-drogë në Itali, arrestohen 36 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Disa shqiptarë janë arrestuar në Itali në një operacion anti-drogë, që çoi në pranga 36 persona.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se në total janë lëshuar 44 urdhër-arreste, ku vetëm 36 prej tyre janë ekzekutuar.

Të arrestuarit, mes tyre shqiptarë, tunizianë, pakistanezë dhe italianë, tregtonin drogë në të gjithë qendrën historike të qytetit të Bolonjas. Gjatë këtij operacioni ku morën pjesë 400 efektive, u sekuestruan 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, dhe 30 mijë euro cash.

Mediat e huaja, kanë publikuar dhe pamjet e operacionit ku shihet momenti kur efektivët kanë hyrë në banesë dhe kanë gjetur tufa të mëdha parash dhe sasi kokaine.

Sakaq, vijon puna për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.