Pasi Belinda Balluku e hoqi nga qarku i Fierit, ku në vitin 2021 ishte deputeti më i votuar, Erion Braçe u la në listë të hapur edhe në qarkun e Tiranës, pavarësisht se u përfol se do të ishte drejtues politik në këtë qark.
Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se gara e tij me të tjerët në listën e PS-së do të jetë e pabarabartë, pasi ai nuk ka as ministri e as të mira publike për të shpërndarë, dhe as ndonjë biznesmen që t’i ketë detyrime.
Braçe thotë se i është dashur të përtypë inatin përjashtues “o unë, o ai”, teksa dyshimet bien se ka një përballje të fortë mes tij dhe ministrit Blendi Gonxhja, pasi të dy janë vendosur në zonën e Kombinatit.
Postimi i plotë:
GATI! EDHE NJE HERE! DO E BEJ KETE BETEJE EDHE KETE HERE; DO MARR VOTA ME FYTYRE, KURRE PA FYTYRE! Nuk kam ministri, ndermarrje, asete, nepunes, te mira publike per te shperndare-I KA NDALUAR LIGJI KETO; Nuk kam biznes, para, llogari bankare nga rrjedhin para zgjedhore; Nuk kam biznesmene, as perpara e as mbrapa, detyrim ndaj tyre; Nuk kam televizion, gazete, portal, podcast; POOOO, KAM PUNE TE BERE DHE DUA PUNE PER TE BERE! Kam mendje per vizionin e duhur, zemer per ti perfshire te gjithe e ndjere njesoj, gjuhe per te komunikuar me cdokend, kembe per te ecur e shkuar kudo, duar per ti shtrenguar me secilin; POOOO, KAM PARTINE ME TE MADHE NE VEND, PARTINE SOCIALISTE, PARTINE TIME-ME TE U BASHKOVA FARE E RI, U RRITA ATY, NUK E PERDORA KURRE PER VETE, NUK E DEMTOVA KURRE; kurre nuk mori barre prej meje; JAM SOCIALIST NE TE DHE NUK KAM TURP TA THEM HAPUR, ME ZE TE LARTE, KUDO; Nuk e kam instrument kariere, lavdie personale, por mundesi per te arritur qellime te mira e te perbashketa ne sherbim te njerezve-keshtu ka qene cdo dite per mua. DO E BEJ KETE BETEJE NE #TIRANE, me ne fund edhe per Tiranen e madhe-kam 6 jave qe bej dhjetera kilometra ketu. Kjo jave ka qene me e veshtira. Me eshte dashur te pertyp perfundimisht inatin brutal perjashtues “o une, o ai”, te pranoj nje gare te pabarabarte kur kam vec 6 jave ketu, te shkel mbi ca parime qe i kam te shenjta kur me duhet te konkuroj ne nje strategji jo etike me shoket e mi te vjeter e te rinj. Ne kaq vite kam mesuar se ka gjera me te medha se kaq; NJEREZIT, JETA E TYRE NE KETE VEND-MIREQENIA, BARAZIA E MUNDESIVE, PUNA, SHENDETI, SOLIDARITETI, KY VEND DHE E ARDHMJA E TIJ, VLEJNE ME SHUME! NDAJ PO VENDOS TA BEJ KETE BETEJE NE TIRANE; Nga Rrogozhina komshie per 12 vite me rradhe-bujqesore e blegtorale, Kavaja po e tille, fshatrat me rradhe-fokusi i nje pune per ta e me ta te paperfunduar ne Kuvend, Tiranen bujqesore si e dyta e Shqiperise po te tille-bujqesore, ne KOMBINATIN ku u linda e kam njerezit e mi te gjakut e jetes se perbashket, kudo ne Tirane ku kam mare gjithe jetes shume mbeshtetje e fuqi, PER TU NDALUR TE #5sa, NJESIA SIMBOL E KETIJ QYTETI, arsye me shume pse do vijoj ende. “ESHTE NJE THIRRJE, ME PAS VJEN ZGJEDHJA”-me shkroi nje mike e mire diten me pas, te enjten. NUK BEHET VETEM! Ndaj kam une nje lutje se pari PER CDO SOCIALIST: E di qe je ketu, tek Pallati me Shigjeta, Irfan Tomini, Vilat, SELITE lart, Vasil Shanto, KESHi, KOMUNE, 1 MAJI, TIRANA E RE, Deshmoret e Lirise, rruga e KOSOVAREVE, Petro Nini, Juridiku, LIBRI UNIVERSITAR, Garda, Ish BLLOKU; je i merzitur, i lene pasdore, i harruar, marre i mireqene, i pasherbyer, por edhe me gojen plot per cfare kemi bere mire me urbanizimin, rruget, trotuaret, sheshet, ndricimin, ujin, energjine-cmimin e saj, shkollat, kopshtet, rrogat, abonete-ilacet-shperblimet per te moshuarit, njohur thuajse kudo ne evrope vitet e punes ketu e emigrim per pensionin, DREJTESINE qe per here te pare ne kete vend-me te mirat, ngadalesine, te metat e saj EGZISTON-me ne fund, rrugen shtruar dukshem per tu bere anetare te BE; KEMI AMBICIEN DHE DETYREN TE BEJME ME SHUME, SHUME ME TEPER, NDAJ DIL NGA SHTEPIA DHE EJA, MERR ME VETE KEDO, NE CDO E NGA CDO CEP I TIRANES SE MADHE, JEMI NE SHTEPINE TONE, NE SHTEPINE TENDE, NE SHTEPINE E SOCIALISTEVE, ATY KU KA VEND PER TE GJITHE, BURRA E GRA, DJEM E VAJZA, KA VEND PER TE VEGJLIT E TE MESMIT, TE HARRUARIT E TE PAMUNDURIT, TE PUNESUARIT E TE PAPUNET, TE SHERBYERIT E ATA QE NUK E MORREN DOT NE VITE SHERBIMIN E DUHUR, TE GJITHE QE DUAN NJE MUNDESI TE BARABARTE APO SOLIDARITETIN JETIK, BESIMTARET E ATESITET; TE GJIIIITHEEEEEEE! Une jam ne kete beteje si gjithnje- TE BEJ PUNEN PER JU! JU JENI PUNEDHENESI DHE UNE E DUA KETE PUNE; NUK DO E LE NE MES PER ASNJE ARSYE KARIERE, NUK DO IKI AS KUND TJETER E AS PER TU BERE ME SHUME SE KAQ, DUA TE JEM DEPUTETI JUAJ, DEPUTETI I TIRANES!