“Nuk patën fat si në Himarë”, Luçiano Boçi: PS dhe Prokuroria më kanë përgjuar gjatë fushatës!

Deputeti i PD, Flamur Noka, dhe ish-kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçiano Boçi kanë paraqitur sot para mediave dosjen e manipulimeve në këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas përfaqësuesve të opozitës në periudhën parazgjedhore, në Elbasan u konstatua një rritje e ndjeshme e numrit të familjeve të varfra që përfitonin asistencë; një rritje e ndjeshme e personave invalidë që përfitonin KEMP, një rritje e jashtëzakonshme e punësimeve të përkohshme në administratë dhe sidomos, e numrit të pastrueseve në spitale dhe në shkolla.

Boçi ka deklaruar se atë kanë dashur ta arrestojnë njëlloj siç ka ndodhur me Fredi Belerin në Himarë. Sipas tij përgjimi ka nisur që në muajin prill por nuk patën fatin të krijonin një skenar të ngjashëm.

Pjesë nga deklarata:

Në Elbasan lufta ishte më specifike pasi vetë kryeministri pati një angazhim personal në një fushatë shpifëse, denigruese madje dhe kërcënuese deri në nivele të njerëzve të mi dhe ai që spikat në angazhimin e tij është sekretari i PS i cili nuk la gurë pa lëvizur antiligjor për të nxjerrë fitues kanakarin e tij, historia e tyre tashmë dihet që përmban dyshime të forta në aktivitetin ekzekutiv por qe vazhdon ende dhe në Bashkinë e Elbasanit dhe shpresoj se do dalin në dritë një ditë.

Pse kandidati i PS nuk pati program? Nuk pati pasi e gjithë beteja dhe lufta politike ishte e mbështetur në makinerinë shtetërore policore të prokurorisë dhe të administratës qendrore dhe lokale. Këto nuk janë justifikime por janë fakte reale dhe konkrete.

Survejimi policor sistematik që iu bë shtabit tim elektoral dhe njerëzve të mi për dhunën verbale dhe fizike, me kontrolle reale konkrete trupore nga Forcat Shqiponja të ardhura për të intimiduar jo vetëm njerëzit e shtabit politik sepse u ndalua dhe drejtori i shtabit elektoral ish-deputeti Aurel Bylykbashi para zyrave të shtabit elektoral timin me urdhër të drejtëpërdrejtë të zotit Gjiknuri dhe falanga të tjera të pushtetit. Këto bëheshin me qëllim që njerëzit të intimidoheshin, të frikësosheshin, të mos atashoheshin dhe njerëzit të ndiqnin orientimin e dhunës së votës që PS të nxirrte fitues kandidatin e saj.

Publiku ka njohur një ngjarje përgjatë këtyre ditëve në Elbasan ku prokurori doli me një njoftim të bujshëm sikur arrestoi një grup të fuqishëm kriminal prej 40 vetash si rezultat i një aksioni që kishte që në prill që vepronte me përgjime ambientale. Po prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal pasi ata nuk janë kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës shtabin elektoral të tijin bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës por nuk patën fatin dhe për të justifikuar të gjithë këtë veprimtari dolën dhe deklaruar në mënyrë bombastike arrestimin dhe i nisen me autobus për në Tiranë. Kjo është e vërteta se si u bashkuan dhe u bënë një policia prokurori PS administrata që vetëm e vetëm që kandidati i tyre pa program dhe që shkeli ligjin përgjatë gjithë kohës të merrte ato numra medemek fitues në numra por jo para opinionit.’- tha Boçi.