Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë diskutimit me ndjekësit në rubrikën “Sy më Sy” u shpreh se ai nuk është kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe pse që pas arrestimit të Erion Veliajt ka vijuar të inspektopjë disa punime në kryeqytet bashkë me Anuela Ristanin.
Ai theksoi se këtë punë e ka mbyllur në 2011
“Unë punët në Bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”, iu drejtua Rama komentueses.
Po ashtu, Rama u ndal edhe te SPAK dhe Altin Dumani, ndërsa theksoi se reforma në drejtësi është vullnet i tij dhe i Partisë Socialiste.
“Këto gjyqe që po zhvillohen si thua ti, nuk kanë lidhje me asnjë plan dhe asnjë projekt dhe me asnjë program dhe asnjë vullnet timin dhe të PS? Altin Dumani, për të cilin kam respekt, që ka gjithë solidaritetin tim dhe solidaritetin tonë, përballë sulmeve kafshërore, nuk ka ardhur nga hëna, s’e kanë sjellë më avion nga Amerika dhe Europa, kur u ngrit SPAK-u, ka qenë këtu, ka qenë prokuror. E kishe dëgjuar përpara Dumanin?! Përse nuk kishte thirrur atëherë ndonjë politikan?!”, theksoi Rama.