Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e AKSHI-t, ku dokumentohen takimet dhe bisedat mes drejtueses, Mirlinda Karçanaj dhe dy biznesmenëve, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Nëj kamerë e fshehtë e vendosur në zyrën e Agasit ka zbuluar takimit mes tyre, për të cilët SPAK thotë se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.
Këto takime janë të dokumentuara nga SPAK përmes kamerës së Agasit, ku dëgjohen edhe bisedat mes Ergys Agasit, Ermal Beqirit, të cilët vijojnë të jenë në arrati dhe drejtueses së AKSHI-t, e cila ndodhet në masën “arrest shtëpie”.
Pjesë nga bisedat:
Ermal Beqiri: Informacioni është një gjë shumë më e madhe se numrat
Ergys Agasi: Ueee
Beqiri: Ça me i bo atij…
Agasi: Nuk e diskutoj fare o burrë, tani jemi goxha shumë shumë lart
Agasi: E ke bërë gati kallëzimin penal për Nardin se ka nxjerrë sekret shtetëror Edhe filloi pastaj e pa situatën si shkoi, filloi prap jo Nardi kshu jo ashtu, filloi t’u shpjegu.
Pas kësaj bisede, drejtuesja e AKSHI-t largohet.
Kujtojmë se përmes kësaj pajisje përgjimi që Agasi kishte vendosur në zyrën e tij, që regjistronte me video dhe audio SPAK ka mundur të sigurojë prova të shumta rreth mënyrës se si manipuloheshin tenderat e AKSHI-t, duke rënduar pozitat e tij, biznesmenit Ermal Beqiri dhe drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Në takimet me Ergys Agasin shfaqen ministra, deputetë, drejtorë të administratës, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, biznesmenë dhe personazhe të botës së krimit në Shqipëri.