Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllë dyer deri në 15 Mars të vitit 2028.
Ky është njoftimi i bërë në rrjetet sociale për drejtuesit e agjencive turistike, ku thuhet se mbyllja do të bëhet për shkak të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”.
Një njoftim i papritur në një kohë kur turizmi po rritet me ritme të shpejta në vendin tonë, teksa koha e restaurimit prej 4 vitesh duket shumë e gjatë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:
Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!