Një muaj pas arrestimit të tij në Stamboll, Ibrahim Lici, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës dhe disa ngjarje të tjera kriminale, është liruar nga burgu.
Edhe pse arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, Lici ka rifituar sërish lirinë.
Ibrahim Lici u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke. Në momentin e arrestimit Licit iu sekuestrua edhe një armë zjarri si edhe dokumente të falsifikuara belge.
Ndërkohë pak pas arrestimit të tij të “bujshëm”, reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili përgëzoi policinë shqiptare dhe autoritetet turke.
Deklaratën e Ballës e përgënjeshtori vëllai i tij, Hamza Lici, i cili deklaroi për mediat se ai nuk është arrestuar por është dorëzuar vetë për të kërkuar azil.
Hamza Lici tha se i vëllai nuk ndjehet i sigurt në Shëipëri, ndërsa akuzoi shtetin shqiptar se bashkëpunon me bandat kriminale.