Gjendet drogë tek “313-a”, lënda narkotike ishte fshehur në ushqime

Një sasi lënde narkotike është sekuestruar në paraburgimin 313 në Tiranë. Mësohet se në disa ushqime u konstatua hashash dhe kokainë, të cilat ishin për Oltjon Asllanin.

Ky i fundit ndodhet në qeli që prej gushtit të kaluar, pasi qëlloi me armë drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, pas një konflikti me disa persona.

Ndërkohë vijojnë verifikimet se si lënda narkotike ka hyrë në ambientet e burgut,

Kujtojmë se një ditë më parë, gjatë një kontrolli në burgun e Fushë-Krujës, është gjetur një telefon celular.

Ndërkohë, një tjetër celular ishte konstatuar javën e kaluar në burgun e Peqinit.