Ekonomia familjare mbetet një nga fushat më pak të studiuara nga institucionet publike në Shqipëri. Instituti i Statistikave kënaqet zakonisht vetëm me nxjerrjen periodike të inflacionit ndërsa asnjëherë nuk ka pasur një matje reale të minimumit jetik. Avokati i Popullit nxorri një shifër të pakonfirmuar sipas të cilës, një personi i duhen minimalisht 20 mijë lekë në muaj për të mbajtur frymën gjallë, me gjërat më bazike.
Por cila është kosto reale e jetetës në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë?! Numbeo është një organizatë e cila bën matje reale të kostos së jetesës në mbarë botën. Ajo pyet qytetarët mbi lëvizjen e çmimeve dhe çdo facilitet në jetën e përditshme dhe nxjerr një kosto reale.
Tirana, sipas Numbeo-s, del me një kosto të lartë që është sa 54 % e kostos së jetesës në New York, ndonëse paga mesatare e New York-ut është të paktën 7 herë më e madhe se në Tiranë.
Përgjatë vitit të kaluar, Nombeu ka pyetur 224 qytetarë të ndryshëm, kryesisht të huaj, që kanë jetuar për një periudhë të caktuar në Tiranë. Kostoja që nxjerr Numbeo për muajin gusht 2023 për Tiranën është 222 000 lekë për një familje normale me 4 persona, pa llogaritur qiranë.
Më pak fjalë, një familje normale në kryeqytetin shqiptar, duhet të ketë 2.2 milionë lekë të ardhura në muaj për një jetë normale, dhe kjo është e barabartë me 620 mijë lekë në muaj për çdo person. Kjo shifër është krejt ndryshe nga ç’ka raportohet nga institucionet shqiptare dhe për më tepër rrëfen për koston e lartë të jetesës së Tiranë.
Referuar shifrave të INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2023, është 64.706 lekë. Në dorë, një i punësuar merr më pak pasi zbriten taksat, duke futur në xhep jo më shumë se 55 mijë lekënë muaj.
Kështu, në një familje normale me 4 veta, ku dy janë të punësuar me pagë mesatare, të ardhurat e tyre nuk i kalojnë 1.1 milionë lekë në muaj. Referuar kësaj shifre, një familje normale në Tiranë e ka të pamundur të kryejë një jetë normale referuar çmimeve në treg.
Kostoja reale e jetesës është dyfish më e lartë se të ardhurat mesatare të një të punësuari në Tiranë.
Banka Botërore dhe Bashkimi Europian kanë nxjerrë shifra edhe më të frikshme përsa i përket jetesës së shqiptarëve. Banka Botërore ka raportuar se të paktën gjysma e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë për frymë. Nga ana tjetër, Barometri publikoi pak ditë më parë se të paktën 60 % e shqiptarëve nuk përballojnë dot pushime për shkak të të ardhurave të ulta.
Këto të dhëna po shpalosin një dramë të madhe të ekonomisë Shqiptare. Një pakicë është pasuruar së tepërmi, se shtresa e mesme nuk është e mesme por e varfër, ndërsa varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Emigracioni, lidhjet familjare janë ato që mbajnë ende në këmbë ekonomikisht familjet shqiptare që në raste nevoje u përgjigjen me të ardhura shtesë.
Kategori të tilla si pensionistët apo të papunët jetojnë në kushte të vështira nëse nuk kanë mbështetjen ekonomike të një të afërmi.
Po cilat janë çmimet që raporton Numbeo për muajin Gusht!?
Marketi Çmimi mesatar
1 Litër qumësht 178.79 Lek
500 gram bukë e freskët 90.62 Lek
1 kg Oriz 187.34 Lek
12 kokrra vezë 349.84 Lek
1 kg djathë vendas 950.58 Lek
1 kg fileto pule 726.87 Lek
1 kg mish 1,179.84 Lek
1 Kg mollë 121.03 Lek
1 kg Banane 211.38 Lek
1 kg Portokall 150.30 Lek
1 kg domate 147.48 Lek
1 kg patate 92.77 Lek
1 kg qepë 96.48 Lek
1.5 kg ujë 62.59 Lek
1 shishe verë 971.31 Lek
0.5 litra birrë 112.14 Lek
0.33 l birrë importi 168.10 Lek
1 paketë Marlboro 350.00 Lek
Transport
1 biletë vajtje autobuzi 40.00 Lek
1 abone mujore 1,600.00 Lek
Tarfina minimale e taksisë 300.00 Lek
Tarifa 1 km e taksisë 300.00 Lek
Tarifa 1 orë pritje e taksisë 1,200.00 Lek
1 litër benzinë 208.94 Lek
Fatura mujore
Bazike, ujë drita,85m2 apartment 9,761.61 Lek
Tarifa për telefoninin celular 1,512.50 Lek
Interneti në shtëpi 1,652.64 Lek
Veshje dhë këpucë
I palë xhinse 1 5,228.67 Lek
1 fustan vere (zara, ose HM) 4,323.16 Lek
1 palë atlete 8,416.03 Lek
1 palë këpucë lëkure 10,361.46 Lek
Qeraja mujore
Apartment 1+1 në qendër 47,771.28 Lek
Apartment 1+1 në periferi 31,916.24 Lek
Apartment 3+1 në qendër 100,138.08 Lek
Apartment 3+1 në periferi 53,255.02 Lek
Restorantet
1 vakt në restorant 800.00 Lek
2 persona, restorant mesatar 4,000.00 Lek
McDonalds, Burger 700.00 Lek
0.5 l birrë vendase 200.00 Lek
0.33 shishe birre import 310.00 lek
Kapuçino 157.40 Lek
Kola/Pepsi 160.58 Lek
Shishe uji 77.67 Lek