Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ky është rekursi i dytë që Veliaj depoziton në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar vazhdimin e masës shtrënguese të arrestit në burg, të caktuar me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Veliaj kërkon lirinë nga qelia dhe procesi ndaj tij të zhvillohet me një masë më të butë sigurie.
SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe dërguar për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza.
Veliaj, njofton SPAK akuzohet për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, fshehje pasurie, futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara dhe shpërdorim detyre.
Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste e kryer në bashkëpunim, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehja e të ardhurave.