Nis seanca në themel ndaj Ilir Metës, ish-presidenti përshëndet mediat nga kafazi i qelqtë

Zhvillohet sot në GJKKO seanca e dytë në themel ndaj ish-presidentit te vendit, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Në nisje të seancës, Meta ka përshëndetur me simbolin e shqiponjës me duar gazetarët që ndodheshin në sallë.

Avokati mbrojtës i Ilir Metës, Kujtim Cakrani ka kërkuar praninë e mediave dhe transmetimit live të seancës gjyqësore, kërkesë që gjeti mbështetjen edhe të Kryemadhit.

“Jam dakord që seanca të bëhet live. Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat. 

Në Amerikë edhe vrasësi ulet jashtë kafazit. Edhe ne dhe prokuroria jemi palë. Duhet të prezumohem e pafajshme. Me duhen përgjimet ambientale dhe telefonike që ka bërë prokuroria. Të plota”- u shpreh ajo.

Më herët, Gjykata e Posaçme la në qeli Metën, duke rrëzuar kërkesën e tij për zëvendësim mase.

Kjo është seanca e dytë për dosjen “Meta”, teksa ish-presidenti edhe këtë herë qëndron në kafazin e qelqtë.

Meta akuzohet për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ishg-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në masën detyrim paraqitje.

Ndërkohë Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024