Nis seanca gjyqësore për Arbën Paplekajn dhe oficerët e policisë së Elbasanit në gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm. Në seancën e sotme 3 ekspertët do të japin konkluzionet e eksperimentit hetimorë që kanë kryer.
Të pranishëm janë edhe dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi dhe 6 efektivë të forcave shqiponja
Gjykata kishte urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim, ekspertët janë të tre të pranishëm në gjykatë.
Avokati i Paplekajt ka qenë kohë e pamjaftueshme për ta studiuar dhe nuk ja konsultuar me klientin tim. Kërkoj me shumë kohë, doja ti bëja me dije gjykatës se klienti im s’ka kërkuar të lirohet me afate ligjore, i kërkoj gjykatës që po ashtu edhe të pezullojë afatet e paraburgimit, sepse ne nuk do ta shfrytëzojmë këtë dispozitë. Kërkojmë shtyrjen e seancës, i kam bërë edhe me shkrim pasi unë kërkoj qe të bëj një mbrojte efektive
Prokurori është një material prej 40 faqesh dhe kërkesa e mbrojtjes është e ligjshme sepse edhe mua me duhet kohë për ta studiuar, edhe pse më një shikim formal akti nuk ka shkelje proceduriale.