Nis protesta për lirimin e Fredi Belerit, i pranishëm edhe Ylli Manjani: Kjo është çështje për drejtësinë

Ka nisur pak minuta më parë protesta në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit, i cili është i burgosur prej 12 Majit të këtij viti, pasi u kap në flagrancë duke blerë vota.

Protesta është organizuar nga shoqata “Omonoia” dhe pjesë e saj janë bërë edhe disa kryebashkiakë të qyteteve greke, ndërkohë që i pranishëm është edh eish-ministri Ylli Manjani. Ai u shpreh për News 24 se kjo nuk është vetëm çështja e Fredi Belerit, por e drejtësisë.

Qytetarët që i janë bashkuar kësaj proteste kanë kërkuar lirimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë dhe lejimin e Belerit të betohet si kryebashkiak, pasi sot është afati i fundit sipas ligjit.