Nis protesta para Kuvendit, qytetarët thirrje: Arrestoni Ramën dhe Ballukun

Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen” ka nisur protesta e qytetarëve para Kuvendit, teksa më vonë pritet të nisë seanca plenare, e parashikuar në orën 12:00.

Qytetarët e shumtë në numër bëjnë thirrje për arrestimin e kryeministrit Edi Rama, teksa u janë drejtuar deputetëve, duke thënë se nuk i përfaqësojnë.

“Arrestoni Ramën, arrestoni Balluku”- shprehen ata njëzëri.

Ndërkohë në zonën përreth Kuvendit është ngritur një perimetër sigurie. Forca policore janë vendosur pas barrierave metalike, ndërsa pranë institucionit janë pozicionuar edhe autobot me ujë, në gatishmëri për çdo përshkallëzim të situatës.

Kujtojmë se më 23 korrik, në seancën plenaren e së enjtes është paralajmëruar që një protestë e madhe do të mbahet para Kuvendit.