Ngjarje e rëndë në Korçë, 66-vjeçari dyshohet se është vetëdjegur brenda makinës

Një 66-vjeçar në Korçë, i identifikuar si Irakli Çinoku është gjetur i pëjetë në një makinë që u përfshi nga flakët mëngjesin ekësaj të marte.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, viktima ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa dyshohet se mund të jetë vetëdjegur brenda mjetit.

Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.

Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit” njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.