Ka nisur me tensione protesta e opozitës ditën e sotme para bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj bashkie Erion Veliajt për aferat korruptive të drejtorëve të tij skandalin e korrupsionit të njohur edhe si dosja “5D”.
Policia ka njoftuar më herët se se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor ndërsa shihet se ka marrë masa më të forta, siç është gardhi metalik më i fortifikuar dhe i madh.
Belind Këlliçi u shpreh më herët se do të jetë ai që drejton protestën e sotme. Kujtojmë se opozita proteston prej disa javësh tashmë para bashkisë së Tiranës, në shenjë revolte pas arrestimeve që u bënë me urdhër të SPAK pas zbulimit të skandaleve.