Nis mbledhja e parë e Komisionit Anti-korrupsion, opozita e bojkoton

Ka nisur sot puna e Komisionit Antikorrupsion, i cili u miratua disa ditë më parë nga Parlamenti vetëm me votat e mazhorancës.

Komisioni do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj, ndërkohë që në mbledhjen e sotme nuk është paraqitur asnjë deputet i opozitës, pasi e cilësojnë anti-kushteties dhe përpjekje për të frenur punën e Prokurorisë së Posaçme.

Nga socialistët, ky komision do të ketë anëtarë Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu. Nga opozita, shmica caktoi si anëtarë: Jorida Tabaku, Dhurata Tyli Cupi , Sorina Koti, Flutura Açka dhe një vend bosh për nënkryetarin e komisionit.

Në mbledhjen e parë të konstituimit të Komisionit, është e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.