Ngjarje nga lufta, e pushkatuan se përdhunoi një grua, por pas lufte e shpallën hero

Kastriot Dervishi

Sihati nga Tërbaçi u pushkatua për përdhunim, por pas lufte u shpall dëshmor. Fletë nga “epopeja” në 80-vjetorin e saj

Vetë partizanët e pushkatuan Sihatin për përdhunim. Por pas lufte, duke qenë familje dëshmori, duhej rishikuar njolla e rivlerësuar ngjarja. Gruaja që denoncoi u vlerësua se kish qenë “provokatore e futur nga reaksioni”. Në letër thuhet:

“U pushkatua para batalionit në Haxhijas (Sulovë) partizani Sihat Peçi nga Tërbaçi, pse çnderoi me violencë gruan e një fshatari, që ne e kishim dërguar me punë për një katund tjetër. Ky ka edhe 3 vëllezër të tjerë në Brigadën e 5-të, të cilët kur panë ankimet e gruas, pranuan edhe vetë të pushkatohej, bile njëri prej tyre foli për fajin e të vëllait para batalionit dhe para popullit dhe tjetri e goditi edhe vetë, megjithëse nuk qe caktuar në skuadrën e pushkatimit”.

(Pjesë nga raporti i datës 1 korrik 1944, i Manush Myftiut për Komitetin Central të Partisë Komuniste, për gjendjen në Brigadën e 5-të dhe sjelljen e saj në fshatrat e Elbasanit)