Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 63 vjeçar ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve.
Policia njofton se 63 vjeçari italian me banim të përkohshëm në Tiranë ka kryer ndërhyrjen më datë 20 Maj, por nuk është ndjerë mirë. Pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ndërkohë grupi hetimor ka marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës.
“Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit”- njofton policia.