Ngacmoi seksualisht të miturën në rrugë, arrestohet 63 vjeçari në Fier

Një 63 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për ngacmim seksual ndaj një të miture. Sipas bluve të Fierit, 63 vjeçari H.P ra në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht një 14 vjeçare ne rrugë

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. P., 63 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në rrugë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14-vjeçe”, njofton Policia.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 40-vjeçar, i cili dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të ish-bashkëjetueses së tij, me mbishkrime fyese.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 40 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të ish-bashkëjetueses së tij, me mbishkrime fyese”.