Nga Rama te Balla dhe Çuçi, emrat e zyrtarëve që do të dëshmojnë në Komisionin Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Ky komision drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, ndërsa nënkryetar është Toni Gogu nga Partia Socialiste.

Gjatë mbledhjes, Gogu, propozoi deputetin Xhemal Qefalia si sekretar të këtij komisioni. Propozimi u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët. 

Deputeti Salianji tha gjatë mbledhjes se do të hetohet sistemi për patronazhistët e Partisë Socialistë, si dolën të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës dhe dalja e listave të pagave për më shumë se 600 mijë qytetarë.

Ndërkohë demokrati tha se në kuadër të hetimeve, do të merren në pyetje kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Taulant Balla, kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe dy ish-drejtorët Gledis Nano dhe Ardi Veliu. në listën e bërë publike nga Salianji janë një numër i lartë zyrtarësh të lartë. Ata do të duhet të dëshmojnë brenda datës 5 qershor të këtij viti.

‘Do thirren për të dëshmuar Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Florjan Sulejmani drejtor i AMP, Bledar Çuçi, Gledis Nano, Ardi Veliu, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervin Muça, Ervina Gjana, Besjan Tanuzi. Henri Ndoni, Ardit Muça, Elona Goga. Pyetja e dëshmitarëve brenda datës 5 qershor 2024’- tha Salianji.