Nga programet inxhinierike tek Inteligjenca Artificiale, përse duhet të zgjidhni UMT

Të gjithë flasim sot se si Inteligjenca Artificiale po ndryshon jetët tona duke na i thjeshtëzuar që nga elementet praktike të punëve të përditshme deri tek zbatimi që gjen në fushat kryesoretë jetës si mjekësia, ekonomia, prodhimi industrial, argëtimi apo marketingu.  

Për realitetin shqiptar, Inteligjenca Artificiale nuk është më njënocion abstrakt në fushën e teknologjisë, por një program imirëfilltë studimi si në nivelin bachelor, ashtu edhe në atëmaster e në studimet e doktoraturës, falë guximit të sistemeveuniversitare pararojë në teknologji e inovacion, siç ështëUniversiteti Metropolitan Tirana. 

I fokusuar në shkencat inxhinierike dhe ato kompjuterike, nëarkitekturë dhe ekonomi, me investime të fjalës së fundit nësistemet e infrastrukturës prej 11 laboratorësh, UniversitetiMetropolitan Tirana është universiteti i parë dhe i vetëm shqiptarqë ofron të gjitha ciklet e studimit në Inteligjencë Artificiale. 

“Risia për këtë vit është fakti që në fushën e shkencavekompjuterike ne jemi i pari universitet në vend që kemi aplikuardrejtimin e inteligjencës artificiale. Vitin e kaluar hapëmprogramin bachelor në Inteligjencë Artificiale, kurse këtë vit kemi të miratuar hapjen e programit master po në këtë drejtim, me profile në Cybersecurity dhe Data Science”, u shpreh RektoriProf.Dr.Nikolla Civici. “Shkolla e doktoraturës në UniversitetinMetropolitan Tirana është ngritur në partneritet të ngushtë dheme mbështetjen e universiteteve franceze si Gustav Eiffel, Institut National de Sciences Appliquées, Ecole CentraleSupelecdhe universitetit amerikan “University of Tennessee at Chattanooga”. Kjo shkollë e doktoraturës e vendos UMT nëhartën e ekselencës akademike në rajon dhe është garancia më e mirë për të gjithë studentët që vazhdojnë studimet bachelor apo master”, shtoi rektori duke përmendur disa nga programet më tëkërkuara nga maturantët siç janë Inxhinieria Software, Inxhinieria Kompjuterike, Informatika Ekonomike, Arkitektura, Inxhinieria e Ndërtimit apo profile të reja studimi si ai i financësFintech. 

Nga ana tjetër gjatë kësaj periudhe, maturantët me rezultatet mëtë larta, po vlerësojnë mundësitë e përfitimit të bursave, pas takimit me komisionet e vlerësimit në tre fakultetet – përkatësisht në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, nëFakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe IT dhe në Fakultetin e Ekonomisë. 

UMT mbështet fuqimisht ekselencën dhe punën e studentëve, kurreth 30% e studentëve përfitojnë bursa ekselence studimi derinë 100%, ndërsa “Fondi i Ekselencës” garanton një bursëstudimi prej 10,000 euro për studentët të cilët regjistrohen nëprogramet master në një nga 20 universitetet më të rankuara nëbotë. 

Me një rrjet bashkëpunimesh me shumë institucione dhekompani me qëllim sigurimin e punësimit brenda profilit tëdiplomimit dhe një rrjet partneritetesh prej 40 universitetesheuropiane në kuadër të programit Erasmus+ ku studentër kryejnëshkëmbime në vende si Franca, Spanja, Italia, Letonia, Polonia etj., Universiteti Metropolitan Tirana ofron edhe një jetë aktivestudentore përmes klubeve studentore apo eventeve kombëtaresi “Robotech” dhe “Startup City”.

Të gjithë maturantët brenda vendit duhet të zgjedhin programine preferuar përmes portalit “UAlbania” nga data 30 korrik derimë datë 4 gusht dhe më pas te finalizojnë regjistrimin pranëUMT. Programet e studimit në gjuhën angleze e bëjnëUniversitetin Metropolitan Tirana një mundësi të shkëlqyer zgjedhjeje edhe për studentët ndërkombëtarë, me mbështetjen e stafit akademik elitar shqiptar dhe të huaj, ku akademikë ngaGreqia, Italia, Turqia, Norvegjia apo Anglia mentorojnëstudentët gjatë rrugëtimit akademik.