Nga ministria te ambiciet për Tiranën, a po e dëmton Rama karrierën politike të Ervin Demos?

Tirana prej 4 ditësh është në flakë për shkak te revoltës studentore, që kërkojnë me cdo kusht largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të gjithë kanë qenë dëshmitarë të dhunës barbare që policia ka ushtuar ndaj gjimnazistëve dhe studentëve, e cila sa vjen e po rëndohet.

Në mesin e kësaj dhune, ministri Brendshëm Ervin Demo ka bërë disa reagime, teksa thotë se shteti do të bëjë gjithçka për të garantuar rendin.

Demo thuhet se është I zgjedhuri i Ramës për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës, bashkisë më të madhe në vend, që kryetarin aktual e ka në burg, të akuzuar për korrupsion dhe disa vepra penale.

Nëse qëllimi i Edi Ramës ishte ta promovonte Ervin Demon si një figurë të përshtatshme për një garë të rëndësishme politike në kryeqytet, atëherë lind: A po ja shkatërron karrierën politike Ervin Demos teksa përballet me akuza dhe kritika për mënyrën se si policia trajton protestuesit?

Ministri i Brendshëm nuk është një figurë dekorative. Policia është institucioni që duhet të garantojë sigurinë publike, por edhe të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve kërkon hetim, transparencë dhe përgjegjësi. Dhe shqiptarët kanë parë se si janë dhunuar studentët, apo keqtrajtuar edhe në komisariate. Protestat dhe polemikat për trajtimin e të rinjve mund të kthehen në një sfidë serioze për imazhin publik të Ervin Demos qe ndoshta mund t’i kushtojë karrierën politike.