Tirana po digjet nga revolta e të rinjve, Rama merret me postime Facebook-u

Prej 4 ditësh Tirana po zien nga revolta e studentëve, ku të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.

Ky i fundit, permes disa reagimeve ka thënë se nuk do të dorëhiqet, ndërsa ka akuzuar opozitën se qëndron pas kësaj proteste.

Por pavarësisht se të rinjtë kërkojnë largimin e Ramës, ky i fundit merret me postime Facebook-u.

Rama ka postuar një fotoje të një tabele rrugore të rrëzuar në tokë nga protestuesit me mbishkrimin “I’ll never stop loving you”.

Ai i ka shtuar edhe një modifikim përmes aplikacioneve duke i shtuar në fund fjalën ‘Shqipëri’.

“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë”, shkruan Rama.