Policia terror mbi qytetarët! Efektivë të maskuar shoqërojnë me forcë të riun, 17-vjeçari: Nuk kam bërë asgjë, veç kalova

Policia e Shtetit ka nisur arrestimet e dhunshme ndaj qytetarëve, edhe pse këta të fundit mund të jenë vec kalimtar.

I tillë ishte rasti i një 17 vjecari në sheshin Skënderbej, ku një numër i lartë policësh, të maskuar goditën dhe më pas ndaluan të miturin, edhe pse ky i fundit përsëriste disa herë se ishte duke kaluar aty dhe nuk kishte lidhje me protestën.

Ndërkohë një vajzë që e shoqëronte iu drejtua policisë duke i thënë “lëshoje djalin se është minoren”.

“Nuk jam për protestë, për zotin. Jam 17 vjeç. Nuk kam bërë asgjë, veç kalova”, tha i riu në momentin e shoqërimit.