Pas dy ditëve ku pa karriget e Kryeministrisë me të cilat kërkonte dialog të hidheshin poshtë nga studentët, këtë herë kryeministri Rama ka vendosur të përdorë gurët.
Përpara Kryeministrisë janë vendosur gurë dhe mbi ta fletët ku shkruhet “dialog”, me të cilët Rama u kërkon studentëve të ndalin protestat e dhunshme kundër qeverisë së tij.
Sot protesta e studentëve ka hyrë në ditën e dhjetë, ndërkohë që atyre u janë bashkuar edhe pedagogët, me këta të fundit që kanë nisur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike.
Ndërkohë, në Kuvend do të zhvillohet sot seanca e radhës plenare, por studentët kanë njoftuar se do të mblidhen pikërisht aty, për të kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie.