Nga ishujt Faroe te Madagaskari, vendet nga ku do votojnë shqiptarët për zgjedhjet e 11 majit

Për herë të parë, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë do të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit. Janë 245.808 qytetarë shqiptarë nga 85 vende të botës që janë regjistruar për të vituar në zgjedhjet parlamentare.

Më datë 10 është prill është parashikuar që fletët e votimit për Diasporën të shpërndahen në vendet ku jetojnë shqiptarët e regjistruar.

Shtetet që kanë numrin më të lartë të regjistruarve janë Italia me  91 210 zgjedhës, më pas Greqia me 68 292 zgjedhës, Gjermania me 25 491 zgjedhës, SHBA 20 669 zgjedhës dhe Anglia me 17 583 zgjedhës.

Por shtetet e pazakonta nga ku shqiptarët kanë shfaqur interes për të votuar janë edhe Kazakistani, Liberia, Kili, Ishujt Faroe, India, Brazili, Meksika, Vietnami, Tajlanda, Singapori dhe Malajzia.

Ndërkohë sipas të dhënave, KQZ do të dërgojë vetëm një fletë votimi në vendet: Fixhi, Gjeorgjia, Isle of Man, Jordania, Lihtenshteini, Madagaskari, Moldavia, Monako, Filipinet, Koreja e Jugut, Irani, Republika Demokratike e Lao’s dhe Venezuela.