Nga e hëna vështirësohet transporti urban, operatorët në protestë

Unioni i Transportit Publik njoftoi sot se flota e autobuzëve do reduktohet në Tiranë nga dita e hënë. Ky vendim i operatorëve pasi ata pretendojnë se nuk po gjejnë mbështetje nga autoritetet lokale për të reduktuar koston. Kështu, nga e hëna të udhëtosh me urban do jetë më e vështirë pasi do ketë më pak autobuzë. Transporti publik mbetet një sfidë e madhe për Tiranën pasi cilësia e tij lë për të dëshiruar por gjithsesi ai mbetet mundësia e vetme për familjet e varfëra për të lëvizur.