Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendit të Apelit të Posaçëm, që e dënoi me 2.8 muaj burg për shpërdorim detyre.
Ish-kryebashkiaku e bëri rekursin nga arratia, pasi aktualisht ai është shpallur në kërkim policor.
Kujtojmë se Apeli i Posaçëm prishi vendimin e GJKKO-së që kishte dënuar Frrokajn me 1 vit e 4 muaj burg dhe pranoi kërkesën e prokurorit Dritan Prenci për një dënim 4 vite, i ulur me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Frrokaj u dënuar nga Apeli i GJKKO për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” pasi u gjet fajtor për lejimin e tjetërsimit të pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun.