Kryeministri Edi Rama është pritur sot nga homologu izraelit Benjamin Netanyahu, me të cilin ka zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët për mediat.
I pari që mori fjalën ishte Netanyahu, i cili vlerësoi Shqipërinë për rolin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku në vendin tonë qëndruan dhe u mbrojtën qindra hebrenj. Ai falenderoi Shqipërinë edhe për mbështetjen që i dha Izraelit pas sulmeve të fundit duke theksuar se kjo mbështetje është vlerësuar nga autoritetet izraelite.
Ndërsa kryeministri shqiptar përsëriti mbështetjen e Shqipërisë për Izraelin, teksa foli edhe për vizitën e tij në Nova Site, të cilën e përshkroi si thellësisht trazuese, teksa shtoi se Shqipëria qëndron qartë kundër antisemitizmit dhe në solidaritet me familjet e pengjeve .
“Trashëgimia historike e Shqipërisë në mbrojtje të holokaustit është bërë një mjet shumë i fortë. Qeveria është plotësisht e përkushtuar ta kujtojë këtë histori të së shkuarës dhe mban një qëndrim të qartë kundër antisemitizmit. Edhe pse popullsia shqiptare është kryesisht muslimane, nuk u ngrit në urrejtje kundër Izraelit. Në shumë vende të Europës antisemitizmi u shndërrua në trazirë. Ne qartë nuk lejojmë urrejtjen. Vizita në Nova Site dje ishte thellësisht trazuese, edhe pse pata një lexim moral kundër atij vendi. Qëndruam krah pengjeve dhe familjeve të tyre dhe kundër kasapëve të Hamasit”, tha Rama.
Kreu i qeverisë foli edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë si edhe të mbrojtjes, si dhe theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Planin e Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump.
“Ne do të mbështesin të gjitha përpjekjet përfshirë planin e Paqes për Gazës të presidentit Trump. Me Izraelin vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Gjithashtu ju falënderoj për mbështetjen pas sulmit kibernetik nga ana e Iranit. Ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur jetë, mbajmë shpresë se ditën e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit. Por marrëveshjet që po arrijmë ditë pas ditë për të ndërtuar një prodhim të ri të mbrojtjes falë partneriteti por rikrijojmë kushtet për prodhimin “Made in Albania” që të shtrihet edhe jashtë vendit. Por dua ta përmbyll me turizmin dhe shkëmbimet mes njerëzve që po rriten vitet e fundit. Ftoj të gjithë popullin hebre të vizitojë Shqipërinë, pasi është një vend ku hebrenjtë mund të jetonin në siguri të plotë”, tha Rama.