Nesër zhvillohet Maratona e Tiranës, këto janë rrugët kryesore që do të bllokohen në kryeqytet

Maratona e Tiranës do të mbajë këtë fundjavë edicionin e saj të shtatë, duke pritur pjesëmarrës nga Shqipëria, por edhe nga vende të huaja.

Raportohet se do të ketë mbi 4000 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe 45 shtete të tjera. Ndërkohë sot, u organizua “Maratona Fun Run” me mbi 2000 nxënës të shkollave nëntë vjeçare dhe të mesme, si një organizim paralel i eventit të nesërm.

Policia Bashkiake Tiranë ka njoftuar planin e lëvizjes së automjeteve dhe rrugët që do të bllokohen gjatë zhvillimit të garës.
“Në datën 21 bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit.

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 22 Tetor 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2023” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:

– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “e Durrësit”, rruga “e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit”,