Nesër mbërrijnë emigrantët e parë, Meloni për marrëveshjen me Ramën: Kjo rrugë mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë BE

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke folur në Senatin në Romë u ndal të marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë.

Sipas Melonit, kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian, ndërsa nuk harroi pa falenderuar edhe kryeministrin Edi Rama.

“Dy qendrat në Shqipëri filluan të funksionojnë, jemi shumë të kënaqur. Kjo është një rrugë e re, e guximshme, që mund të ndiqet me vendet e tjera që janë jashtë Bashkimit Evropian. Falënderoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij për besimin në gjithë këtë nismë”- tha Meloni.

Mes të tjerash, Meloni shtoi se qasja e Evropës ndaj emigracionit ka ndryshuar, falë edhe kontributit italian”, ndërsa shtoi se “Italia është kthyer në një model për të luftuar emigracionin e paligjshëm”

“Qasja e Evropës për migracionin është sot shumë e ndryshme nga ajo e së shkuarës, falë mbi të gjitha impulsit italian, por është thelbësore të punohet për t’i dhënë konkrete prioritetet e reja. Jam krenare që nga ky këndvështrim është bërë një model për t’u ndjekur. Kjo është falë politikave të qeverisë, natyrisht, por edhe mbështetjes që Evropa u ka garantuar shumë njerëzve. e propozimeve tona, siç është memorandumi me Tunizinë dhe Egjiptin”- shtoi kryeministrja italiane.