“Nëse Ahmetajt i gjetën vilë, Gjiknurit do i gjejnë hotele”, Berisha për ish ministrin: I ka vendosur në emrin e dikujt tjetër

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë sot thirrje që të hetohet Damian Gjiknuri, ish ministri i Energjitikës, i cili nga dje është një deputet i thjeshtë, pasi dje u shkarkua edhe si sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

Sipas Berishës firma e Gjiknurit është kudo në dokumentacionin e vjedhjes së inceneratorëve, të cilën ai e quan vjedhja e shekullit.

“Gjiknuri një nga kriminelët më të damkosur në politikën shqiptare, në mbledhjen e fundit të Asamblesë së mafias shtetërore u shkarkua nga detyra. Është një nga figurat më kryesore të krimit në Shqipëri. Ai është regjistruar në zhargonin e krimit për tërmetin. Por, Gjiknuri është anëtari kryesor i klanit të mafias së plehrave Rama-Agaçi-Veliaj… e me radhë. Firma e tij ndodhet në të gjithë dokumentacionin e vjedhjes së shekullit.

Krahas kësaj, ai është përgjegjës direkt për dimensionin më korruptiv, më madhor, atë të prodhimit të energjsë nga djegësi i Elbasanit. Dimension i injoruar në mënyra më absurde, nga hetimi dhe SPAK i partisë. 

Gjiknuri nëse Ahmetajt ia gjetëm vilën garantoj ata të cilët mund të kenë vullnet të hetojnë se te Gjiknuri do të gjejnë hotele. Jo për të fjetur por hotele që ai i ka vendosur në emër të një tjetri. Sipas burimeve që janë të gatshme të dëshojnë dhe publikisht. Kohë krimi, botë krimi- kështu vlerësohet kjo kohë dhe bota e këtij pushteti”, është shprehur Sali Berisha.