Nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, Benet Beci paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur sot në SPAK. Teksa hynte në ambientet e SPAK, Beci, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, nuk u ndal në një komunikim për gazetarët.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor). Akuza lidhet me periudhën kur Beci ka mbajtur detyrën e titullarit të KESH (Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare).

Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë, me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.