Nën akuzë për vrasjen e gruas së tij, Naim Murseli i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj, 2 vite më parë është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me pranga në duar, ai është shoqëruar drejt QKUK-së pasi siç bëjnë me dije mediat në Kosovë, ai ka kryer një një ekzaminim psikiatrik.

Më 4 qershor, trupi gjykues miratoi kërkesën e mbrojtjes së Murselit që atij t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik. Avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku, e justifikoi kërkesën e shtruar, duke thënë se klienti i saj ka shpërfaqur gjendje psikiatrike të paqëndrueshme.

Liridona Ademaj, 30 vjeçe, u vra mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në hyrje të fshatit Bërnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpi me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre. Ajo u qëllua për vdekje me armë zjarri. Përveç Naim Murselit, për këtë krim janë të akuzuar edhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Sipas aktakuzës, tre të akuzuarit kishin rënë dakord që vrasja të kryhej nga Plava, i cili do të paguhej me 30 mijë euro nga Murseli.