Arben Ahmetaj nuk ka kursyer asnjë emër në intervistën e tij në Syri Tv, pasi treoi se Erion Veliaj dhe Belinda Balluku ishin socialistët që nxitën kryeministrin Rama ta largonte nga partia.
Ai tha se kryeministri Rama e kishte kërcënuar në mbledhjen e Kryesisë, por vendosi të heshtë në ato momente, pasi ishte i nxehur dhe mund të kishte thënë gjëra të pakëndshme.
“Në mbledhje e kryesisë ka thënë do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin e partisë. Kam qenë në dilemë shumë të madhe dhe që nga data 24 korrik vendosa të mos flisja. Do kisha thënë gjëra që në nxehtësi të plotë do kisha thënë gjëra jo të këndshme”, tha Ahmetaj gjatë një intervistë në ‘Çim Peka LIVE’.
Pjesë nga intervista:
Arben Ahmetaj: Do të vijmë tek të gjitha. Të gjithë ata që kanë inspiruar politikisht goditjen për kokë turku. Më pyete pse ka nisur përplasja. Goditja ndaj meje ka nisur herët. Unë kam pasur përplasjet e mia, siç kam pasur edhe ditët e mira me kryeministrin. Përplasje disa serioze, disa profesionale, disa politike, kuptohet aq sa e lejon të qenit i sjellshëm, rigoroz dhe të qenit besimplotë në atë bën dhe atë që thua.
Çim Peka: Perceptimi është se refuzimi juaj për inceneratorin e Tiranës ka të bëjë me faktin se aty u fut në lojë edhe nëpërmjet kryetarit Veliaj, Ben Blushi, në atë kohë drejtues i Top Channel dhe Arben Ahmetaj u la jashtë. Dhe perceptimi i këtyre dy qendrave të Tiranës, nëpër ambasada që thoni ju, por edhe nëpër media, është që Arben Ahmetaj kur u përjashtua nga Tirana sepse aty u fut Ben Blushi dhe Top Channel, Edi Rama dhe Erion Veliaj vetë, dosjen e inceneratorëve e dorëzoi te Ilir Meta. Kjo është arsyeja se dy qendrat e Tiranës, që unë e di për kë e keni fjalën dhe ju do i thoni vetë, shpërndajnë jo vetëm nëpër ambasada, por edhe media. Ju kishit interes edhe për shkak të miqësise te Elbasani dhe Fieri, dhe kur u latë jashtë te Tirana dhe u zëvendësuat me Ben Blushin, Top Channel dhe Erion Veliajn, ju dosjen e shkeljeve të procedurave e dorëzuat tek Ilir Meta.
Arben Ahmetaj: Teoria e konspiracioni që unë kam dorëzuar dosjen tek Ilir Meta dhe ambasada amerikane është furnizuar nga Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe unë nuk e besoj se Edi Rama e ka besuar, sepse është më i zgjuar se kaq. Këtë histori e ka besuar Lefter Koka dhe Mirel Mërtiri. Dosja dihet publikisht ka qenë pjesë e hetimit të KLSH-së. Por kjo u përdor si justifikim për të gjetur kokën e turkut. Cila ishte koka e turkut? Ishte një njeri që e ka pranuar që ishte mik me Mirel Mërtirin. Po mirë, po ky s’ka marrë pjesë në procedura, por ky nuk ka firmosur. Po ca na duhet se s’ka firmosur. Ne do ta ndërtojmë goditjen e këtij njeriu dal e nga dal, në mënyrë që nxjerrja në pritë politike, të kthehet në vrasje juridike. Dhe cilat janë hapat. Filloi gjithë tymnaja, jo ka dhënë jo nuk ka dhënë dosjen. Unë nuk e mora seriozisht në momentin e parë që e dëgjova. Ish miq të mi mundoheshin në tryeza ta thonin kështu me keqardhje; po si ka mundësi që ky Ben Ahmetaj ja dha dosjen Ilir Metës dhe ambasadës së SHBA. Dmth sikur i vinte keq për mua, si të habitur. Një kultivim i një konspiracioni të gjatë, nuk e besoj se Ed Rama e ka besuar këtë, por Ed Rama e ka përdorur këtë kundër meje për të gjetur një njeri, që sipas tij ti vejë tapë çështjes së inceneratorëve.