Në negociata me Berishën, Gazment Bardhi sulmon Bashën: PD nuk ka kryetar! Nesër s’ka asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka sulmuar Lulzim Bashën, pasi ky i fundit nesër ka thirrur Kuvendin Kombëtar të APrtisë Demokratike.

Bardhi u shpreh se momentalisht PD është pa kryetar, teksa shtoi se kjo çështje e brendshme e Partisë Demokratike mund të zgjidhet vetëm nëse secili do të heqë dorë nga interesat personale.

“Nuk kam dijeni se çfarë bën zoti Basha, ajo që di unë me siguri është që nesër nuk ka Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike. Secili deputet është i lirë të mendojë çfarë të dojë brenda kampit opozitar.

Kjo duhet të jetë një çështje e brendshme e Partisë Demokratike. Unë nuk jam personi kompetent për të pranuar dhe për të përjashtuar nga Grupet Parlamentare deputetë. Për momentin nuk ka kryetar të Partisë Demokratike. Që konflikti të zgjidhet duhet që secili prej nesh të heq dorë nga interesat personale. Përballë nuk kemi një kundërshtar jo të lehtë, por një kundërshtar që sillet si mafje. Nëse ne jemi të pa aftë për të zgjidhur hallet brenda vetes imagjino çfarë mesazhi mund të dërgojmë”.

Më herët, ish-kryeministri Sali Berfisha deklaroi se ëhstë në negociata me grupin e Gazment Bardhit për të qenë pjesë e një grupi të përbashkët parlamentar.