Në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi, kapet në Itali Aldo Halili

Një 27 vjeçar shqiptar i dënuar me 6 vite burgim është arrestuar në Itali.

Aldo Halili, rezulton i dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës, pasi në vitin 2016 është kapur duke kultivuar 1720 bimë narkotike në Tepelenë.

Ai kishte arritur të largohej nga Shqipëria por arratia ka marrë fund pasi i riu është kapur nga policia italiane dhe është ekstraduar në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.