Pas videos ku tregohej dhuna e anëtarëve të fisit Rraja ndaj dy qytetarëve, policia ka ushtruar sot kontroll në vilën e ish deputetit Rrahman Rraja. Gjithashtu është kërkuar edhe në banesat e vëllezërve të tij Xhelal, Përparim dhe Flamur Rraja.
Mësohet se në banesa nuk është gjetur asgjë ilegale, ndërsa policia ka qenë duke kërkuar për djalin e ish deputetit, Rexhepin, dhe vëllezërit e ish deputetit që nuk janë kapur ende pas videos së dhunës.
Personat e shpallur në kërkim janë, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Sipas sistemit TIMS aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.
Kujtojmë se dy ditë më parë, pas marrjes së detyrës Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi që të arrestohet djali dhe vëllai i ish deputetit Rrahman Rraja.