Në Greqi të shqetësuar për Fredi Belerin, nesër vjen ta vizitojë deputeti Angelos Syrigos

Fati i Fredi Belerit është në duart e Gjykatës së Posaçme, por në Greqi vijojnë të jenë të shqetësuar për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Pas kërcënimeve të Athinës zyrtare, nesër në Shqipëri do të mbërrijë deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos. Ai do të takohet paradite me Belerin, në ambientet ku mbahet i burgosur kryebashkiaku që akuzohet për blerje votash.

Më pas, deputeti do të mbajë një konferencë për mediat në orën 12:30, ku me shumë gjasë do të vijojë të mbajë të nëjtin qëndrim si zyrtarët e tjerë grekë, duke kërkuar lirimin e Belerit.