Partia Socialiste ka vendosur nje grua si kandidate në zgjedhjet për Bashkinë Vlorë, të cilat do të mbahen në 9 Nëntor.
Drejtuesi i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi në një komunikim për emdiat jashtë selisë rozë tha se deputetja Brunilda Mersini është kandidatja e tyre për këtë Bashki.
Mersini, e cila u zgjodh deputete në 11 Maj, pritet që të lërë mandatin për të garuar në zgjedhjet e pjesshme.
Ndërkohë vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 Maj.
Partia Socialiste ka caktuar këtë të martë, 7 Tetor, emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në gjashtë bashki, më 9 Nëntor.
Në Tiranë do të jetë Ogerta Manastirliu. Kandidat për Bashkinë e Tepelenës, do të jetë Gramoz Sako, i cili më herët ka qenë në krye të Gardës së Republikës. Altin Bojni është kandidati që PS ka zgjedhur për Bashkinë e Matit.
Në Berat, Ervin Ceca është kandidati i të majtëve në zgjedhjet e 9 Nëntorit. Ndërkohë Florenc Doka do të kandidojë në Bashkinë e Cërrikut.