Në Apelin e GJKKO-së zhvillohet seanca për ankimimin e Berishës dhe Malltezit për masat e sigurisë, mbërrijnë avokatët

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të zhvillohet seanca për ankimimin që kanë bërë Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi për shuarjen e masave të sigurisë që GJKKO ka vendosur për ta.

Pritet që Apeli të vendosë nëse do të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin dhe “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, apo do t’i shuajë këto masa, duke bërë që ish-kryeministri të mos jetë i detyruar të shkojë sot në orën 10:00 në SPAK.

Sali Berisha nuk ka pranuar të paraqitet në GJKKO, ndaj nëse Apeli rrëzon kërkesën e tij dhe ish-kryeministri nuk shkon në orën 10:00, atëherë rrezikon që të përballet me një masë më të rëndë sigurie, por që më parë duhet kërkuar leja e Kuvendit.

Në Gjykatën e Posaçme kanë mbërritur avokatët mbrojtës, teksa kujtojmë se Jamarbër MAlltezi akuzohet për “korrupsion aktiv” për privatizimin e kompleksit Partizani, ndërsa Sali Berisha për “korrupsion pasiv” për të njëjtën çështje.