Është shtyrë seanca në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ndryshimet në ligjin e Akademisë së Shkencave. Shkak për shtyrjen e seancës për më datë 28 janar, ora 10:00 është bërë mungesa e një gjyqtari ndërsa të pranishëm kanë qenë përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Në seancë, Gjykata do të shqyrtonte padinë e PD, e cila kërkon që ligji për Akademinë e Shkencave, të shfuqizohet, pasi është i papajtueshëm me Kushtetutën.
Sipas PD, ligji për Akademinë e Shkencave, nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit.
Kujtojme se raporti i Freedom House për vitin 2023 përmend se drejtuesi aktual i Akademisë së Shkencave ka ndërhyrë në procesin e hartimit të ligjeve për të përfituar vetë, duke e politizuar institucionin dhe cenuar lirinë akademike. Megjithatë, edhe pse organizatat e shoqërisë civile janë përpjekur të ndikojnë në procesin ligjvënës, ndryshimet ligjore janë miratuar në parlament dhe nënshkruar nga presidenti, duke treguar mungesën e vullnetit të qeverisë për të bashkëpunuar me shoqërinë civile për mbrojtjen e vlerave demokratike si liria akademike.