Ndryshime të reja? Rama mbledh kabinetin qeveritar më 9 janar, kalon në “sitë” puna e çdo ministri

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledh më datë 9 janar kabinetin qeveritar, për të bërë një analizë të punës së bërë gjatë vitit që lamë pas dhe për projektet për vitin e ri.

Në mbledhjen që do të mbahet me dyer të mbyllura, do të kalohet në “sitë” puna e çdo ministri të qeverisë ku do të prezantohen arritjet në çdo dikaster, ato të lëna pezull dhe planet për 2024-ën.

Nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në qeveri, ku më të fundit u bënë në mbledhjen e Asamblesë Socilaiste në muajin shtator.

Ndryshimet në qeveri, të bëra publike në mbledhjen e Asamblesë janë:
-Ervin Mete, ministër i Ekonomisë dhe Financave
-Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
-Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
-Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
-Albana Koçiu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
-Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen
-Arbi Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor dhe shkrirjen e Ministrisë së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, e drejtuar nga Milva Ekonomi.

Pavarësisht ndryshimeve të pritshme apo jo, Rama në konferencën e fundvitit u shpreh i kënaqur me punën e bërë në 2023. Ai tha se ishte viti më i mirë për Shqipërinë në të gjitha aspektet, teksa u ndal te ekonomia, siguria dhe turizmi.