Ndryshime të bujshme në qeveri, Rama shkarkon Taulant Ballën, Peleshin dhe Meten! Spiropali merr drejtimin e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Asamblenë e Partisë Socialiste disa ndryshime të bujshme në qeveri, ku Taulant Balla është shkarkuar nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Vendin e tij do ta marrë Ervin Hoxha, ndërkohë që Balla është emëruar Ministër për Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit.

Kjo e fundit është zgjedhur nga Rama për të zëvendësuar Lindita Nikollën si Kryetare e Kuvendit. Edhe Niko Peleshi nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes, pasi këtë post tashmë do ta mbajë Pirro Vëngu.

Një tjetër shkarkim është edhe ai i Ervin Metes si ministër i Financave, teksa në vend të tij është zgjedhur Petrit Malaj.

Bledi Çuçi pritet të jetë nënkryetar i Kuvendit, ndërsa Niko Peleshi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndryshimet në qeveri:

Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla
Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha
Petrit Malaj, Minister i Financave
Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendi
Bledi Çuçi, nënkryetar i parlamentit
Niko Peleshi kryetar i grupit parlamentar të PS