Ndryshime të rëndësishme në Policinë e Shtetit, ku mësohet se Sektori i Veprave Kundër Korrupsionit shkrihet nëpër rrethe dhe transferohet në Drejtorinë e PËrgjithshme të Policisë. Drejtor në këtë sektor është emëruar Pëllumb Molla.
Ndërkohë, sektori i Pastrimit të Parave do të kalojë më vete dhe do të drejtohet nga Agron Kurti. Ndryshime do të ketë edhe në sektorin e Analizës Financiare, e cila do të transfeohet në Drejtorinë e Përgjithshme.
Nuk dihet ende nëse do të ketë transferime të tjera në Policinë e Shtetit, teksa kujtojmë se vetëm pak ditë më parë drejtori Muhamet Rrumbllaku mblodhi shefat e Policisë dhe diskutoi për masat në sezonin turistik dhe uljen e kultivimit të kanabisit.