Ndodh edhe kjo! Dy vajza dhunojnë efektiven brenda komisariatit në Tiranë

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në ambientet e një komisariati policie, në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dijë se dy vajza, të moshave 38 dhe 29 vjeç kanë dhunuar një oficere policie.

Sipas njoftimit të policisë, oficerja ka qënë duke shoqëruar dy të rejat dhe është dhunuar në hyrje të Komisariatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan: M.A., 38 vjeçe dhe R.A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme