Ndërtimet pa leje, shkarkohen nga detyra drejtuesit e policisë së Shkodrës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka njoftuar në një deklaratë për mediat shkarkimin nga detyra të drejtorit të policisë vendore në Shkodër, Fatmir LLeshi.

Po ashtu është shkarkuar nga detyre shefi i komisariatit, Nik Nikolla dhe Shefi i Stacionit të Thethit ku për këtë të fundit  ka nisur edhe hetim. Kryepolici Proda tha se Shefi i Stracionit të Thethit nuk meriton më të veshë uniformën e policisë.

“Furtuna” në Policinë e Shkodrës ka ardhur pas ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, ku prej 4 vitësh vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike.

“Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore.

Besoj se si funksion me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të veshë më uniformën e policisë.

Ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektor të zonës dhe ndaj specialistëve të krimit, të cilët po njësoj nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Përgjegjësia për ndërtimet pa leje nuk mund të mbetet përgjegjësi e vetme e një inspektori zone dhe specialisti krimi, ndaj kam vendosur të shkarkoj nga detyra, Drejtorin  e Drejtorisë Vendore Shkodër, si dhe shefin e Komisariatit të Policisë Shkodrës”- tha Proda