Ndërron jetë ish kryeministri italian Silvio Berlusconi .
Berlusconi ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano, ku u shtrua të premten e kaluar për shkak të pneumonisë dhe leuçemisë. Ai kishte vetëm disa javë që kishte lënë ambientet e spitalit pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh.
Politikani 86 vjeçar ka qenë 3 herë kryeministër dhe ka drejtuar Italinë për 9 vite në periudha të ndryshme (1994 -1995, 2001 – 2006 dhe 2008 – 2011).
Berlusconi ka vizituar dy herë Shqipërinë si kryeministër i Italisë, njëherë në vitin 2002, kur vendi udhëhiqej nga Fatos Nano dhe njëherë në 2008, kur ka takuar kryeministrin e atëhershëm Sali Berisha. Ai është konsideruar nga udhëheqësit shqiptarë një mik i mirë i shtetit tonë, që ka kontribuar për integrimin në Evropë.
Silvio Berlusconi ishte babai i 5 fëmijëve nga dy martesat e tij të mëparshme , teksa në media qarkullonin lajme se ai do të bëhej sërish baba me fëmijë binjakë nga partnerja e tij Marta Fascina, 32 vjeç, me të cilën u martua një vit më parë.